Maqedoni

Zyrtarë emrat e 9 të vrarëve, familjarët pritet të identifikojnë trupat

21.05.2015 11:51

Familjarët kërkojnë kthimin e trupave të 9 të vrarëve gjatë konfliktit në 9 dhe 10 maj në Kumanovë...

Edhe pse shumë media po publikojnë se kthimi i trupave do të bëhet sot, nga Ambasada e Kosovës në Shkup thonë se lajmet e plasuara në media se marrja e trupave do të ndodhë sot janë spekulim.
 
Procedurat janë të qarta. MPJ ka informuar Ambasadën e Kosovës se mund të nisë procedurën për të informuar familjarët që të vijnë në Shkup për t’i identifikuar të afërmit e tyre, e më pas mund t’i marrin trupat për t’i varrosur në vendlindje.
 
Deri tani asnjë familjar nuk ka bërë identifikimin e të afërmve. Pas obduksionit janë vërtetuar emrat e të vrarëve dhe për këtë është njoftuar edhe zyrtarisht Kosova. 
 
Të vrarët janë:
Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977;
Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, i lindur në vitin 1979;
Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985; Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972;
Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978;
Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtria, i lindur në vitin 1965;
Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975;
Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj, i lindur në vitin 1971 dhe Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983.