Botë

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive ndërkombëtare

15.09.2025 18:25

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka kërkuar që Izraeli të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet sportive ndërkombëtare...

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka kërkuar që Izraeli të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet sportive ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me atë të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
 
Duke folur në një mbledhje të Grupit Socialist në Kongres, Sanchez tha:
 
“Për sa kohë që vazhdon kjo barbarí, Izraeli nuk mund të përdorë asnjë platformë ndërkombëtare për të fshehur praninë e tij.
 
Mendoj se organizatat sportive duhet të vlerësojnë nëse është etike që Izraeli të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.
 
Pse Rusia u përjashtua pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraeli jo pas pushtimit të Gazës?”
 
Ai shtoi se pozicioni i qeverisë së tij është i qartë:
 
“Derisa kjo barbarí të marrë fund, as Rusia e as Izraeli nuk duhet të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.”
 
Sanchez u ndal edhe te protestat propalestineze që bllokuan etapën e fundit të Vuelta a España, duke shprehur dy mesazhe të veçanta:
 
“E refuzojmë dhunën në çdo formë. Kemi respekt dhe admirim të madh për sportistët tanë, për çiklistët e Vueltas, prandaj siguria e tyre ishte prioritet.
 
Por kemi gjithashtu respekt dhe admirim për shoqërinë spanjolle që mobilizohet kundër padrejtësive dhe mbron paqësisht idetë e saj.”