Maqedoni
Tragjedi në Veles, tre të vdekur, merren masa për zbardhjen e rastit
15.09.2025 19:38
Policia jepë detaje për një vrasje dhe vetëvrasje e dyfishtë që ndodhi këtë pasdite në Veles....

Policia jepë detaje për një vrasje dhe vetëvrasje e dyfishtë që ndodhi këtë pasdite në Veles.
Më 15.09.2025, në orën 15:30, në Stacionin Policor të Velesit është raportuar se në rrugën “Koço Racin” është gjetur një grua me plagë nga një mjet i mprehtë. Policia konstatoi se bëhet fjalë për R.K. (31) nga Veles, e cila u transportua në spitalin e Velesit nga Shërbimi i Emergjencës, ku u konstatuan plagët fatale.
Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur edhe babai i saj, K.K. (68), i cili gjithashtu kishte plagë nga mjeti i mprehtë. Në vendngjarje u gjet gjithashtu I.S. (39) nga Shkupi, ish-partner i R.K., për të cilin sipas informacioneve fillestare ekziston dyshimi se ka sulmuar të dy personat, dhe më pas ka plagosur veten. Ai u transportua në spitalin e Velesit ku gjithashtu u konstatua vdekja.
Hetimet po kryhen nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetues të SPB Veles, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
