6-të muaj nga tragjedia në diskotekën "Puls" në Koçan

16.09.2025 09:51

Sot bëhen saktë gjashtë muaj....

Sot bëhen saktë gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj. Me këtë rast, prindërit e të ndjerëve po organizojnë “Marsh për Engjujt”.

Marshi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të zhvillohet përgjatë rrugës tashmë të përcaktuar – ndërtesa e komunës, DAP, policia, gjykata dhe prokuroria e Koçanit, ndërsa do të përfundojë përsëri në “Parkun e Revolucionit”.