Maqedoni

Ivan Shimonoviq, prej sot në Maqedoni

21.05.2015 12:03

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Ivan Shimonoviq, prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni...

Shimonoviq do të shoqërohet nga kolegët e Sektorit të KB-së për Çështje Politike.
 
Sipas paralajmërimeve, Shimonoviq do të realizojë takim me përfaqësuesit e lartë të qeverisë, liderë të partive politike, avokatin e popullit, përfaqësues të shoqërisë qytetare të cilët punojnë në përparimin e të drejtave të njeriut, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.
 
Kjo do të jetë vizita e parë në vend nga një përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut nga viti 1999. 
 
Ivan Shimonoviq është ndihmëssekretar i përgjithshëm i KB-së për të drejtat e njeriut nga muaji korrik i vitit 2010.
 
Ai është udhëheqës i Zyrës së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Nju Jork.