Komisioni Hetimor i OKB-së: Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë

16.09.2025 11:45

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar se Izraeli...

Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë që nga tetori i vitit 2023, me qëllimin për të shkatërruar palestinezët në territor.

“Ne arritëm në përfundimin se gjenocidi po ndodh në Gazë dhe po vazhdon të ndodhë dhe përgjegjësia i takon shtetit të Izraelit.”, tha kreu i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së për AFP-në, Navi Pillai, mbi situatën e të drejtave në territoret e pushtuara palestineze.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë gjetjet e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin, duke e denoncuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Një zëdhënës akuzoi tre ekspertët e komisionit se në fakt janë “përfaqësues të Hamasit” dhe mbështeten “tërësisht në gënjeshtrat e Hamasit”, që “tashmë ishin hedhur poshtë plotësisht”.