Shuhet zjarri në afërsi të Pintias, kanë ndërhyrë tetë automjete të zjarrfikësve

16.09.2025 12:45

Zjarri që para orës 4 të mëngjesit...

Zjarri që para orës 4 të mëngjesit shërtheu në një servis makinash në afërsi të Pintias, në Komunën e Kisella Vodës, u shua para orës 6, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

“Brigada e zjarrëfikësve e Qytetit të Shkupit menjëherë u nis në vendngjarje me tetë automjete, dhe pas një beteje të vështirë me flakët, zjarri u shua para orës 6”, theksoi DMSH-ja për zjarrin që shpërtheu mbi fabrikën e qelqit në vendin e quajtur Kamenik.

DMSH-ja theksoi se bëhet fjalë për një “zjarr të rëndë”, pasi në servisin e automjeteve ka pasur disa makina, vajra dhe lëndë të tjera të ndezshme. Siç theksoi, falë reagimit të shpejtë dhe të kujdesshëm të gazetares së TV 24, Enxhi Nikolloska, e cila banon afër dhe e raportoi zjarrin, është parandaluar një katastrofë edhe më e madhe.

Nikolloska për MIA-s deklaroi se kishte dëgjuar një zë që i ngjante të shtënave dhe kur pa se bëhej fjalë për zjarr dhe nga ku kishin shpërthyer flakët, e raportoi menjëherë.