Botë

Jemen: Sulmet saudite vrasin pesë refugjatë

21.05.2015 12:22

Granatat saudite e kanë goditur zyrën e një organizate humanitare në Jemenin verior, duke vrarë pesë refugjatë etiopianë dhe duke lënduar 10 të tjerë...

Granatat saudite e kanë goditur zyrën e një organizate humanitare në Jemenin verior, duke vrarë pesë refugjatë etiopianë dhe duke lënduar 10 të tjerë, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e një zyrtari vendor.
 
Të shtënat e artilerisë dhe sulmet ajrore e kanë goditur qytezën e Maydisë në krahinën Haxha, përgjatë kufirit jemenas me mbretërinë saudite. 
 
Kjo zonë është e kontrolluar nga grupi militant, Huthi që e ka përkrahjen e Iranit. 
 
Huthi është caku i sulmeve ajrore të koalicionit të shteteve sunite arabe që po udhëhiqet nga Arabia Saudite./evropaelire