Zjarri në Trubarevë, Prokuroria Publike nesër inspektim në terren

16.09.2025 15:44

Prokuroria Publike paralajmëron...

Prokuroria Publike paralajmëron për nesër nisjen e hetimeve në vendngjarje lidhur me shkaqet e zjarrit në Trubarevë.

Ekipet hetimore në terren do të koordinohen nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Sipas urdhrit të prokurorit, edhe sot ekipet e SPB - Shkup dolën në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e disa dëshmive të nevojshme lidhur me procedurën për rrezikimin e mjedisit me mbeturina.

Në mënyrë të vazhdueshme po kryhen veprime të ndryshme për sigurimin dhe analizimin e dokumentacionit.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përkohshëm për 48 orë për të katër personat e përfshirë në procedurë deri më tani.