Maqedoni

Ministria e Mjedisit Jetësor: Komunat të kontrollojnë deponitë e egra

16.09.2025 16:33

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u ka dhënë rekomandim komunave që të zbatojnë kontrolle të hollësishme dhe t’i identifikojnë të gjitha deponitë e egra...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u ka dhënë rekomandim komunave që të zbatojnë kontrolle të hollësishme dhe t’i identifikojnë të gjitha deponitë e egra dhe lokacionet e paregjistruara për mbeturina, si dhe të përgatisin plane për mënjanimin e tyre sistematik.
 
“Nga komunat pritet të kryejnë kontroll të detajuar dhe identifikim të të gjitha deponive të paligjshme dhe lokacioneve të paregjistruara për mbeturina, si dhe të përgatisin plane për largimin e tyre sistematik. Në këtë drejtim, rekomandohet formimi i ekipeve pune për kontroll në terren dhe hartëzim gjeolokativ, vendosja e bashkëpunimit me shërbimet inspektuese për përcaktimin e përgjegjësisë, përgatitja e një raporti për gjendjen me deponitë e paligjshme, i cili brenda 60 ditëve do t’i dorëzohet ministrisë, si dhe zbatimi i fushatave informuese për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët për trajtimin e drejtë të mbeturinave.”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ambientit. 
 
Njëkohësisht, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor obligohet që të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm mbi të gjitha deponitë ekzistuese dhe lokacionet e paregjistruara në territorin e shtetit. 
 
“Kontrolli duhet të përfshijë verifikimin nëse deponitë funksionojnë në përputhje me lejet e lëshuara dhe standardet ekologjike, konstatimin e ndonjë deponimi të paligjshëm ose menaxhimi të gabuar të mbeturinave, si dhe ndërmarrjen e masave për sanimin dhe sanksionimin në rastet kur konstatohet shkelje.”, thuhet në njoftim.