Botë
Një aeroplan i vogël me mbi një tonë kokainë u rrëzua në Karaibe
21.05.2015 12:37
Një aeroplan i vogël që ka fluturuar nga Venezuela me më shumë se një ton kokainë, u rrëzua sot në Karaibe...

Një aeroplan i vogël që ka fluturuar nga Venezuela me më shumë se një ton kokainë, u rrëzua sot në Karaibe, pasi u zbulua dhe është paralajmëruar nga ana e Forcave Ajrore të Kolumbisë, raporton Tanjugu.
Venezuela dhe Kolumbia kanë konfirmuar rrëzimin e aeroplanit, por publikuan versione të ndryshme të ngjarjes.
Video incizimi i publikuar nga Forcat Ajrore të Kolumbisë tregon se si aeroplani luftarak takon aeroplanin nga Venezuela "Haker 800", i cili ka hyrë në hapësirën ajrore të Kolumbisë, rreth orës dy e gjysmë pas mesnate.
Sipas personave zyrtarë aeroplani ka tentuar të manovrojë nga situata dhe të ik, por ka dështuar ta bëjë këtë. Pasi një nga motorët e tij është prishur, aeroplani u rrëzua në brigjet e Puertos, në Kolumbi.
Rojet bregdetare në Kolumbi, kumtuan se trupi i pilotit, deri tani i kombësisë së panjohur, është gjetur në mesin e pjesëve të aeroplanit me 1,2 ton kokainë të paketuar në pako prej një kilogrami.
Disa orë më vonë, ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vlladimir Padrino deklaroi se avioni ka ateruar në një pistë sekrete në shtetin perëndimor Apure, menjëherë pas mesnatës. Kur aeroplani disa orë më vonë ka fluturuar, aeroplanët e Venezuelës i kanë urdhëruar të ulet dhe kanë hapur zjarr pasi ai ka refuzuar të aterojë, thekson Padrino.
Sipas tij, autoritetet e Venezuelës kanë humbur gjurmët e aeroplanit në afërsi të kufirit dhe i kanë paralajmëruar partnerët në Kolumbi.
Venezuela është vend kyç në tranzitin e kokainës së prodhuar në Kolumbi. Prej vitit 2013 Venezuela pohon se kanë rrëzuar ose kanë neutralizuar 90 aeroplanë të cilët mbanin më shumë se 180 tonë kokainë./mia
