Maqedoni

Është zvogëluar numri i martesave, por edhe i divorceve

21.05.2015 13:18

Në tremujorin e parë të vitit në Maqedoni janë lidhur 2.643 martesa që është ulje për 5,2 për qind...

Në tremujorin e parë të vitit në Maqedoni janë lidhur 2.643 martesa që është ulje për 5,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
 
Ulja është evidentuar  edhe te divorcet. Numri i çifteve të ndara  është më  i vogël se në vitin e kaluar për  4,3 për qind  dhe arrin 551.