Zjarri në Trubarevë, Prokuroria Publike nis inspektim në terren
Prokuroria Publike paralajmëron inspektim...

Prokuroria Publike paralajmëron inspektim në vendngjarje lidhur me shkaqet e zjarrit në Trubarevë.
Ekipet hetimore në terren do të koordinohen nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Sipas urdhrit të prokurorit, ekipet e SPB-së Shkup dolën në vendngjarje me qëllim kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e disa dëshmive të nevojshme lidhur me procedurën për rrezikimin e mjedisit me mbeturina.
Në mënyrë të vazhdueshme po kryhen veprime të ndryshme për sigurimin dhe analizimin e dokumentacionit.
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përkohshëm për 48 orë për të katër personat e përfshirë në procedurë deri më tani, përfshi edhe përgjegjësit e ndërmarrjes.
