Largimi i banorëve nga Gaza, Izraeli hap rrugë të përkohshme
Izraeli ka njoftuar se do të hapet një rrugë e re “e përkohshme”...

Izraeli ka njoftuar se do të hapet një rrugë e re “e përkohshme” për banorët që të largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa ka nisur një ditë më parë një ofensivë intensive tokësore pas bombardimeve masive të qytetit kryesor të territorit palestinez.
Zëdhënësi Aviçej Adrae në një deklaratë ka shtuar se “rruga do të jetë e hapur vetëm për 48 orë”.
Të martën, Izraeli ka nisur ofensivën e tij tokësore të paralajmëruar prej kohësh në qytetin e Gazës, duke dërguar tanke dhe makina të blinduara me telekomandë, të mbushura me eksplozivë, në kundërshtim me kritikat ndërkombëtare dhe gjetjet e një komisioni të OKB-së se po kryente gjenocid në territorin palestinez.
Ministria e Jashtme e Izraelit e ka hedhur poshtë raportin e komisionit si “të shtrembëruar dhe të rremë”. Ushtria izraelite ka thënë se pret që ofensiva e saj në qytetin e Gazës të zgjasë “disa muaj” për t’u përfunduar.
