Maqedoni
Rritje negative natyrore në tremujorin e parë
21.05.2015 13:20
Numri i foshnjave të lindura të gjalla në tremujorin e parë të vitit 2015, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak...

Numri i foshnjave të lindura të gjalla në tremujorin e parë të vitit 2015, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 0,9 për qind dhe arrin 5.584 foshnja të lindura të gjalla, tregojnë të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë.
Për dallim nga numri i foshnjave të lindura të gjalla, numri i personave të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2015 shënon rritje prej 11,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe arrin 5.909 persona, prej tyre 55 janë foshnja të vdekura.
Rritja natyrore arrin -325 persona, që do të thotë, për aq persona numri i foshnjave të lindura të gjalla është më i vogël se numri i personave të vdekur./mia
