Maqedoni
Zjarri në Trubarevë, ka filluar hetimi, lokacioni mbetet i siguruar
17.09.2025 15:05
Prokurori publik dhe ekipet hetuese të MPB-së kanë kryer ekspertizë pas zjarrit të shkaktuar në Trubarevë...

Pas zjarrit të shkaktuar në fabrikën për mbetje elektronike dhe bateri, prokurori publik dhe ekipet hetuese të MPB-së kanë kryer ekspertizë, ndërsa veprimet hetimore janë ndërmarrë si në lidhje me mënyrën e shpërthimit të zjarrit, ashtu edhe në lidhje me depozitimin e mbeturinave në lokacionin përkatës, njoftojnë nga Prokuroria. Është bërë fotografim dhe incizimi i vendit me dron. Duke e marrë parasysh grumbullimin e mbetjeve në këtë lokacion dhe arsyet e sigurisë nga Prokuroria njoftojnë se veprimet hetimore në terren janë të vështirësuara dhe se me urdhër të prokurorit publik lokacioni do të mbetet i siguruar edhe në periudhën e ardhshme për nevojat e procedurës.
"Aty do të vazhdojnë të kryhen matje shtesë të ndotjes nga Ministria e Mjedisit Jetësor, ndërsa në terren do të dalë edhe një ekspert nga fusha e ekologjisë.".
Gjithashtu, ende në vendngjarje është e stacionuar edhe ekipi i zjarrfikësve, pasi në një pjesë të lokacionit vazhdojnë të paraqiten herë pas here tymosje dhe ekziston rreziku i një rishpërthimi të mundshëm. Prokuroria dhe organet hetimore vazhdojnë të ndërmarrin veprime të tjera për hetimin e plotë të ngjarjes, njoftojnë nga Prokuroria Publike. Njëherësh, Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Publike dhe katër personave të dyshuar për rrezikim të ambientit jetësor u është vazhduar paraburgimi 48-orësh.
FLORIJE KAMBERI
