Maqedoni
Vitin e kaluar është rritur numri i vendparkimeve
21.05.2015 13:26
Vitin e kaluar në Maqedoni janë evidentuar 235 vendparkime dhe garazhe si objekte për parkim, me sipërfaqe prej 640.293 mtra katrorë, kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistikë...

Sipas të dhënave të përpunuara nga hulumtimi me të cilin janë përfshirë subjektt afariste për vndparkime publike dhe vendparkime të komunave, 18.809 vende për parkim janë në sipërfaqe të hapur, 3.404 vende për parkim ka në garazhe të mbyllura, ndërsa në garazhet në kate 3.593.
Në krahasim me vitin 2013, numri i vendparkimeve dhe garazheve është rritur për 20,5 për qind.Në periudhën e njejtë, numri i vendeve për parkim është rritur për 30,8 për qind, në garazhet e mbuluara rritja paraqet 33,9 për qind, prëderisa në garazhet me kate, numri i vendeve për parkim është rritur për 4,5 për qind.
Për persona me nevoja të posaçme në vitin 2014 ka pasur 384 vende për parkim në sipërfaqe të hapura, në garazhet e mbuluara 73, ndërsa në garazhet me kate 33./mia
