Botë

Kamberi kërkesë Bërnabiqit: Të zbardhet vrasja e ushtarëve shqiptarë

17.09.2025 17:40

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë...

Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, kërkon themelimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për t’i hetuar rastet e vdekjes së ushtarëve shqiptarë në ushtrinë e atëhershme jugosllave gjatë viteve ’80.
 
Kamberi e bëri këtë kërkesë kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në një kohë kur Serbia po përgatitet për ta rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vend.
 
Në kërkesë, Kamberi thekson se në Luginën e Preshevës ekziston shqetësim për thirrjen e mundshme të të rinjve shqiptarë për ta kryer shërbimin ushtarak, “pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve”.
 
Në një njoftim në llogarinë e vet në Facebook, Kamberi kërkoi zbardhjen e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80.