Sulmet izraelite në spitalet në Gazë, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

18.09.2025 11:15

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një valë të re...

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke goditur zonat përreth spitaleve ende funksionale dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima mes civilëve palestinezë.

Sipas burimeve shëndetësore të cituara të paktën 83 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë ditës së sotme. Sulmet ajrore kanë prekur zonat pranë spitaleve “Al-Shifa” dhe “Al-Ahli”, ndër të vetmet struktura spitalore që ende ofrojnë. Sipas të njëjtave burime, 15 persona humbën jetën jashtë spitalit “Al-Shifa” dhe 4 të tjerë u vranë pranë spitalit “Al-Ahli”.

Ndërkohë, Hamasi e ka dënuar ashpër sulmin ndaj spitaleve, duke e quajtur një “krim lufte në tërësinë e tij” dhe një “mesazh sfidues dhe përçmues ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.