QMK: 5 zjarre janë aktive, zjarret në Trubarevë dhe në deponinë “Drislla” janë nën kontroll
18.09.2025 11:31
Në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre...

Në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 5 janë aktive, 2 zjarre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar, informon Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarret aktive janë në territorin e komunës së Gazi Babës në fshatin Viniçe, ku digjen pyje të ulëta. Pastaj në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf pranë fshatit Petrovë. Zjarret tjera aktive janë në komunat Zelenikovë, Jagunovcë dhe Bërvenicë, ku digjen më shumë bimësia e ulët, mbeturinat dhe plantacionet e pishave.
Zjarret në fshatin Trubarevë, ku digjeshin mbeturina elektrike, janë vënë nën kontroll. Përveç kësaj, zjarri në deponinë “Drislla” është vënë nën kontroll të plotë.
