Uilliams: Thaçi dhe delegacioni kosovar kërkonin pavarësi

18.09.2025 11:49

Paul Uilliams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë...

Paul Uilliams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.

“Hashim Thaçi, dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë.”, tha Uilliams. 
 
Uilliams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë. 
 
“Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë, në qoftë se fjala pavarësi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë.”, shtoi ai. Uilliams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes.