Maqedoni

600 administratorë fillojnë trajnimet gjenerike, Mickoski: Administrata është themeli i një shteti

18.09.2025 14:07

Fillojnë trajnimet gjenerike për rreth 600 nëpunës administrativë nga niveli lokal dhe qendror....

Fillojnë trajnimet gjenerike për rreth 600 nëpunës administrativë nga niveli lokal dhe qendror. Kryeministri Hristijan Mickoski në prezantimin e projektit “Investimi tek nëpunësit administrativ është investim në të ardhmen e sektorit publik.”,  tha se ekspertë eminentë nga vendi dhe jashtë vendit do t’u japin dije dhe njohuri administratorëve tanë duke u përgatitur dhe ndërtuar të jenë jo vetëm më profesional, por edhe të ndryshojnë qasjen dhe mentalitetin ndaj punës, ku gjithmonë ata do të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve. Përveç kësaj trajnimet do të përfshijnë edhe temat për menaxhimin e ndryshimeve dhe të projekteve.
 
“Rruga jonë drejtë BE-së është më shumë se harmonizim i ligjeve - është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane. Këto trajnime janë dëshmi se nuk presim të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë. Ne jemi gjenerata që ndërmerr iniciativën dhe dëshiron të sjellë Evropën në shtëpi, përmes sektorit bashkëkohorë publik. Ju bëj thirrje të gjithë ministrave, drejtorëve dhe kryetarëve të komunave: Vazhdoni të mbështesni programe të tilla.", - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
Minçev: Reformat në AP janë pjesë kyçe e procesit
 
Demotivimi dhe departizimi i administratës publike do të jetë po ashtu në fokus të reformave të administratës, tha me këtë rast ministri i Administratës Publike, Goran Minçev. Trajnimet gjenerike të administratorëve fillimisht do të organizohen në Shkup, ku me nga 5 administratorë fillimisht parashikohen të përzgjidhen nga çdo institucion qendror dhe lokal në kryeqytet. Këto trajnime, sipas Minçevit janë themeli mbi të cilin po ndërtohet administrata jonë profesionale.
 
“Gjithnjë më shumë të rinj e shohin administratën si diçka që nuk ofron perspektiv,  jo vetëm për shkak të pagave të ulëta, por edhe për shkak se me vite me radhë nëpër institucionet publike ka munguar sistem i trajnimeve për t'u avancuar respektivisht për pranimin e punës cilësore të tyre. Ky është realiteti i cili nuk duhet ta injorojmë. Nëse dëshirojmë njerëz të rinj nëpër institucionet, patjetër duhet t’u ofrojmë më shumë se vetëm punë, t'u ofrojmë ardhmëri. Pikërisht për këtë arsye, akademia jonë do të jetë mekanizmi ynë më i fuqishëm për të ndryshuar këtë imazh.”, - theksoi ministri i Administratës, Goran Minçev.
 
Përveç trajnimeve në Shkup, trajnime të ngjashme po ashtu do të organizohen në muajit e ardhshëm në mbarë vendin, ku ato do të jenë të dedikuara për nëpunësitë administrativë nga rajoni lindor i Pollogut dhe i Pellagonisë.
 
REXHEP QAMILI