Psikologët: Të kemi rreth të sigurt digjital
Të rinjtë janë të vetëdijshëm për keqpërdorimet në botën digjitale...

Të rinjtë janë të vetëdijshëm për keqpërdorimet në botën digjitale, por në fakt çdo ditë janë dëshmitarë të fatkeqësive dhe situatave jo të këndshme, që përjetojnë në internet. Ata thonë se kanë përjetuar përvoja të ndryshme në botën digjitale.
“Për shkak se nuk janë të edukuar mirë, shpesh ndodhin keqpërdorime në materialet eksplicite.”, - tha njëri nga të rinjtë.
“Kur më kërkojnë në rrjetet sociale që t’u dërgoj ndonjë fotografi, nuk ua dërgoj, sepse nuk i njoh.”, - tha një person tjetër.
“Unë mendoj që duhet të mendohet mirë para se të merret një vendim dhe nuk duhet të pranojnë të panjohur në rrjetet digjitale dhe të mbajnë kontakte.”, - tha një i ri.
Psikologët thonë se është e nevojshme të kemi rreth të sigurt digjital dhe sipas hulumtimeve, tek ne dhe në botë të rinjtë duhet të flasin dhe të ndjehen të sigurt në rrethin familjar dhe prindërit duhet të flasin vazhdimisht më fëmijët, të ketë më shumë fushata dhe të trajtohen këto tema edhe nëpër shkolla.
“Në përgjithësi, ekziston një mungesë e terminologjisë. Termi abuzim seksual i fëmijëve në hapësirën online ose digjitale mungon. Nuk ekziston në asnjë ligj dhe madje në disa ligje në kodin penal, termi pedofili mbetet. Ky term u fut në rregulloret ligjore për të nxitur bashkëpunimin midis institucioneve. Ne kemi shumë protokolle, por them që secili prej nesh duhet ta zbatojë atë dhe të ndiejë fuqinë për të dhënë një kontribut maksimal në zbatimin e protokollit.”, - deklaroi psikologia, Jordanka Trajkoska.
Megjashi: Bashkëpunim me institucionet kompetente
Nga ambasada e parë e fëmijëve, nga Megjashi thonë se është e nevojshme të gjithë bashkërisht të ndihmojmë dhe të krijojmë një mjedis të sigurt të internetit.
“Ndonjëherë, pavarësisht se sa të arsimuar janë, parandalimi është gjithmonë shumë më i rëndësishëm për ata që përdorin fjalëkalime ose abuzojnë me njëri-tjetrin në sferën sociale. Kur them forca të bashkuara, kam parasysh institucionet e shtetit, mësuesit e shkollave, shërbimet profesionale, prindërit, vetë nxënësit, mediat dhe sektorin civil.”, - theksoi Dragi Zmijanac nga Megjashi.
Sipas hulumtimeve, fëmijët dhe të rinjtë kalojnë kohën në internet nga 3 deri në 4 orë në ditë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
