“Eurovizion 2015”, gjysmëfinalja e dytë live në TVM2, në orën 21:00
Gjysmëfinalja e dytë do të çelë siparin më datën 21 maj dhe është gjithashtu nata e cila do të sjellë konkurrimin e 17 shteteve të tjerë...

Gjysmëfinalja e dytë do të çelë siparin më datën 21 maj dhe është gjithashtu nata e cila do të sjellë konkurrimin e 17 shteteve të tjerë, për të fituar një nga 10 vendet e dyta për në finale: Lituania, Irlanda, San Marino, Mali i Zi, Malta, Norvegjia, Portugalia, Çekia, Izraeli, Letonia, Azerbajxhani, Islanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Sllovenia dhe Polonia.
Spektaklin mund ta ndiqni si zakonisht në orën 21 drejtpërdrejt në ekranin e TVM2 dhe TVM2 sat, por sonte vetëm mund të shijoni këngët, pasi qytetarët e Maqedonisë nuk kanë mundësi të votojnë.
Ruajini votat tuaja për të shtunën mbrëma, ku sërish duhet të votojmë Elhaida Danin për t’i dhënë 12 pikëshin maksimal nga Maqedonia.
