Tiranë, PS-ja kërkon masa disiplinore për kaosin në Kuvend
Seanca maratone 2-ditore ku pritej të prezantohej “Programi qeverisës”...

Seanca maratone 2-ditore ku pritej të prezantohej “Programi qeverisës” për 4 vitet e ardhshme zgjati më pak se 25 minuta, pasi salla e Kuvendit të Shqipërisë u kthye në një fushë-betejë mes opozitës dhe mazhorancës.
Shkak u bë fjalimi i ministres virtuale Diella, e cila garantoi se është po aq e aftë ta bëjë punën sa kolegët e saj, njerëz.
E irrituar opozita nisi bllokimin e foltores, ndërsa në drejtim të kryeministrit u hodh rregullorja e Kuvendit edhe një shishe me ujë.
Teksa ishte bërë gati të prezantonte programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Rama i paralajmëroi se do ta miratonte pa debate. Dhe ashtu ndodhi.
Menjëherë pas këtij votimi me 82 vota të mazhorancës, kryedemokrati Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar, ku foli për largimin e Edi Ramës.
Partia Socialiste do të kërkojë ndëshkimin disiplinor të deputetëve demokratë që u bënë pjesë e kaosit në Kuvend. (Luljeta Ndoka, TVM2)
