Maqedoni
Gjykata Penale, Lidija Dimova keqpërdori fonde evropiane
18.09.2025 16:00
Gjykata Penale në Shkup shpalli fajtore ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova...

Gjykata Penale në Shkup shpalli fajtore ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova, për veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe e dënoi me dy vite burg. Dimova duhet të paguajë edhe një taksë gjyqësore prej 10 mijë denarësh dhe të mbulojë shpenzimet gjyqësore, si dhe brenda gjashtë muajve duhet ta kompensojë dëmin prej 22.7 milionë denarësh ndaj Agjencisë Kombëtare. Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska e liroi Dimovën nga akuza për mashtrim, ndërsa të akuzuarën e tretë, Ana Pavlidou, nga akuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim. Sipas saj kjo është një tjetër lojë politike, me faktin se në këtë rast të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, përfitojnë nga dënimi i saj.
“Unë lirohem nga fajësia për keqpërdorim të parave evropiane, dhe nga ana tjetër akuzohem se nuk kam respektuar procedurat për veprimet për të cilat akuzohem, ndërsa gjykatësi vazhdonte të përsëriste se paratë e përdorura për atë për të cilën akuzohem vijnë nga fondi operativ i BE-së. Pra, këto janë para evropiane, për të cilat ai më liroi më parë që të mos i keqpërdorja.”, - theksoi e akuzuara, Lidija Dimova.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Dimova me veprim joprofesional dhe të pandërgjegjshëm ka mundësuar përfitim të paligjshëm pasuror për persona të tretë. Aktakuza ndaj Dimovës është ngritur në qershor të vitit 2022.
FLORIJE KAMBERI
