Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut shumica e vdekjeve janë nga ajri i ndotur

18.09.2025 17:07

Maqedonia është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit...

Maqedonia është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit, thonë ekspertë të huaj që kanë punuar në analiza në nivel evropian. Sipas tyre, lufta me ndotjen e ajrit kërkon kohë dhe qasje strategjike, por edhe masa dhe ndërhyrje serioze institucionale për zgjidhjen e këtij problemi. 
 
“Në vendet e Bashkimit Evropian ndotja është më e ulët se në Maqedoninë e Veriut. Për fat të keq, në Maqedoninë e Veriut shohim se numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare është në shifra alarmante kohëve të fundit.”, - deklaroi udhëheqësi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në RMV, Shtefen Udollin.
 
Patjetër duhet të locohet burimi i ndotjes dhe të detektohet problemi se prej ku duhet të nisë të zgjidhet. Statistika ka në pjesën e shëndetësisë dhe të Ministrisë së Ambientit, të cilat janë kyçe për mirëmbajtjen e politikave të cilat shërbejnë për krijimin e strategjive dhe mënyrën drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe tejkalimin e këtij problemi. 
 
“Në fushën e mjedisit jetësor i paraqesim statistikat indikuese të cilat janë:  Në fushën e mjedisit jetësor, ne publikojmë indikatorët statistikë, siç janë: statistikat për mbeturinat, shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit dhe statistikat për ujin. Muajin e ardhshëm do të bëhet anketë për harxhimin e emergjencave në amvisëritë dhe e gjithë kjo mendoj se krijon bazë të fortë të politikave efektive.”, - theksoi drejtori i Institutit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankoviq. 
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë pikërisht ajrin e ndotur e thekson si një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin publik, duke theksuar se globalisht paraqet 4.2 milionë vdekje të parakohshme pothuajse çdo vit. Sipas IShP-së, në RMV, si pasojë e ndotjes së ajrit vdesin në vit rreth 4 mijë qytetarë të vendit.  


FITORE DEMOLLI