MPB aksion për prerësit jolegal të pyjeve, arrestohen disa persona

19.09.2025 10:44

Aksion i madh policor po zhvillohet...

Aksion i madh policor po zhvillohet në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës. Bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili prej vitesh ka kryer prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe vepra të tjera të rënda kundër mjedisit jetësor.

Ata dyshohen se në mënyrë të organizuar kanë kryer prerje dhe transport të paligjshëm të masës drunore, e cila më pas, përmes lidhjeve korruptive, është shitur si e prerë në mënyrë legale.

Sipas informacioneve tona, grupi ka funksionuar si një shoqatë kriminale me qëllim të vetëm, përfitimin personal në kurriz të shtetit dhe burimeve natyrore. Për vite të tëra askush nuk është përpjekur të ndalë aktivitetin e tyre, edhe pse shkatërrimi ishte i dukshëm. Kjo ngre një pyetje serioze: a ka në nivel lokal mjaft ndershmëri dhe integritet për t’u përballur me krimin dhe për të mbrojtur interesin publik.

Sipas kësaj, theksohet qartë se me këtë aksion policia dhe Qeveria dërgojnë një mesazh të prerë se korrupsioni, shkatërrimi i natyrës dhe keqpërdorimi i funksioneve nuk do të tolerohen, pa marrë parasysh kush qëndron pas tyre.