Prokuroria kërkon paraburgim për 4 persona, vodhën bustin te varrezat e Butelit në Shkup
Prokuroria Themelore Publike - Shkup...

Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka ngritur procedurë kundër katër personave të dyshuar për vjedhjen e bustit të bronzit në varrezat e Butelit në Shkup.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Penale Themelore - Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të katër të dyshuarit.
“Të dyshuarit, më 17 shtator, kanë hyrë në varrezat e qytetit në Butel, kanë shkuar deri te aleja e qytetarëve të merituar dhe duke përdorur forcë fizike kanë arritur ta shkulnin dhe rrëzonin bustin prej bronzi me dy figura njerëzore në pozicion ulur, nga platforma e varrit të të ndjerëve Stale Popov dhe Branka Popovska. Busti ka qenë i fiksuar me ankorë, me ç’rast ata e kanë dëmtuar dhe shkatërruar vetë platformën e varrit dhe e kanë fyer vendin e varrit. Pasi e kanë hedhur bustin në tokë, e kanë tërhequr deri te gardhi me tela ku më parë kishin bërë një hapësirë dhe përmes hapësirës e kanë kaluar bustin dhe e kanë ngarkuar në automjet, me qëllim që ta përvetësonin. Vlera e vlerësuar e bustit, në pronësi të trashëgimtares së të ndjerëve, është rreth 320.000 denarë.”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.
