ShBA-ja përdor veton kundër rezolutës së OKB-së

19.09.2025 12:16

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri...

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri kundër një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të kishte kërkuar armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, si dhe do t’i kërkonte Izraelit t’i hiqte të gjitha kufizimet për dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.

Zëvendësja e të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk ishte i mjaftueshëm në dënimin e Hamasit dhe nuk e njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-j dhe Bashkimi Evropian. Draft-rezoluta i mori 14 vota për gjatë votimit të enjten vonë.

Ndërkohë, Izraeli ka zgjeruar operacionin e tij ushtarak në Qytetin e Gazës.

“Izraeli nuk ishte i kënaqur me deklaratën e Këshillit të Sigurimit për sulmet në Katar”, - tha ambasadori i Izraelit në OKB, Dani Danon, për gazetarët të enjten, duke shtuar: “Por, mendoj se, në përgjithësi, niveli i bashkëpunimit me ShBA-në është aq i lartë, saqë jemi në rregull me këtë.”.

Danon tha se, pas fjalimit që do ta mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, Netanjahu do të udhëtojë në Uashington për t’u takuar me Trampin më 29 shtator.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet gjithashtu të mbajë një takim të nivelit të lartë për Gazën të martën, pasi liderët botërorë do të jenë në Nju Jork.