Botë
Aeroporti i dytë më i madh i Rusisë goditet nga hakerat
19.09.2025 13:31
Një aeroport në Shën Petersburg të Rusisë ka njoftuar se faqja e tij e internetit është sulmuar nga hakerat....

Një aeroport në Shën Petersburg të Rusisë ka njoftuar se faqja e tij e internetit është sulmuar nga hakerat.
Sipas mediave të huaja, Aeroporti i Pulkovos, i cili ndodhet në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, ende nuk e ka zbuluar shkakun e sulmit kibernetik.
Aeroporti është i dyti më i madhi në Rusi për nga trafiku i pasagjerëve. Ende nuk ka të dhëna nëse Ukraina, shtet me të cilin Rusia është në konflikt të vazhdueshëm, është e përfshirë në këtë sulm kibernetik.
