Maqedoni
Rezolutë e re amerikane për Maqedoninë e Veriut, vlerësohet bashkëpunimi i ARM-së me ShBA-në
19.09.2025 14:16
Një rezolutë e re amerikane për Maqedoninë e Veriut, duke na uruar për 34 vjet pavarësi...

Një rezolutë e re amerikane për Maqedoninë e Veriut, duke na uruar për 34 vjet pavarësi, është paraqitur nga senatorët amerikanë Peter Velch, Tom Tillis, Gene Shahin dhe Pit Rikets. Velch i bëri homazh 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike dhe miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut, raporton “Benningtonbanner”.
“Lidhja e miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është jetike për përparimin e reformës demokratike dhe sundimin e ligjit në Evropën Lindore. Ne jemi mirënjohës për partneritetin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut në qëllimin tonë të përbashkët për prosperitet global, paqe, bashkëpunim dhe miqësi. Jam krenar që prezantoj këtë rezolutë, e cila nderon tre dekada miqësie midis dy vendeve tona dhe uron popullin e Maqedonisë së Veriut për 34-vjetorin e pavarësisë.”, - deklaroi senatori amerikan, Peter Velch.
Ai shtoi se do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si dhe të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin midis Ushtrisë së RMV-së dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.
“Ky bashkëpunim “për më shumë se tre dekada” ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive për të mbrojtur “sigurinë rajonale”.”, theksoi gjeneral major Gregory Knight.
FITORE DEMOLLI
