Maqedoni

Maltë, u nënshkrua protokolli i Konventës Evropiane

19.09.2025 14:29

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar protokollin e 3-të shtesë drejt Konventës Evropiane...

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar protokollin e 3-të shtesë drejt Konventës Evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështjen penale së bashku me 15 shtete të Evropës, kanë njoftuar nga Këshilli Evropian. Me Protokollin e 3-të shtesë drejt Konventës, vendet anëtare të Këshillit të Evropës, 16 shtete nënshkruese të këtij protokolli synojnë kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjes së indit demokratik të shoqërisë. Në kumtesë theksohet se Protokolli ishte nënshkruar në kuadër të Konventës joformale të ministrave të drejtësisë së vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në kryeqytetin e Maltës, La Valeta.
 
“Palët kontraktuese në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente, zotohen t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmën më të gjerë të mundshme të ndërsjellë në procedurat që lidhen me veprat penale, dënimi i të cilave bie nën juridiksionin e autoriteteve gjyqësore të palës kërkuese. Kjo konventë nuk zbatohet për arrestimet, ekzekutimet e vendimeve gjyqësore ose veprat penale sipas ligjit ushtarak që nuk janë vepra penale sipas ligjit të zakonshëm penal.”, thuhet në dokument.
 
Përveç vendit, protokollin e nënshkruan edhe Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Rumania, San Marino, Turqia, Ukraina, Zvicra dhe Suedia.
 
Konventa evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështjen penale është dokument nga viti 1959 qëllimi i të cilit është mundësimi i unitetit më të madh ndërmjet anëtareve të Këshillit të Evropës, përmes vendosjes së rregullave të përbashkëta në sferën e ndihmës së ndërsjellë rreth çështjeve penale dhe çështjeve të ekstradimit.
 
GAZMEND REXHEPI