Maqedoni

Kreu i LOE-së prezantoi programin, Gjorgjievski: Buka nuk do të shtrenjtohet

19.09.2025 14:41

Buka nuk do të shtrenjtohet, ndërsa çmimi i grurit është i qëndrueshëm, siguron kryetari i ri i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski...

Buka nuk do të shtrenjtohet, ndërsa çmimi i grurit është i qëndrueshëm, siguron kryetari i ri i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski. Sa u përket çmimeve të produkteve tjera, ai nuk pret ulje të çmimeve pasi çmimet formohen nga kushtet e tregut, thotë ai. 
 
“Për momentin çmimet janë të qëndrueshme. Këtë vit patëm një korrje të mirë dhe çmimi i grurit është stabil. Mendoj se gjatë gjithë vitit do të mbetet i qëndrueshëm. Po ashtu edhe korrja në Rusi, e cila vazhdimisht eksporton, funksionon pavarësisht luftës. Në këtë drejtim, edhe tek lënda e parë për vajin e lulediellit, që është shumë e rëndësishme, mendoj se gjithçka është stabilizuar dhe nuk priten luhatje të mëdha as te çmimi i grurit, as te vaji i papërpunuar i lulediellit, që zë një pjesë të madhe në treg.”, - deklaroi Goran Gjorgjievski nga Lidhja e Odave Ekonomike.
 
Ai zotohet se Lidhja e Odave Ekonomike do të ofrojë zgjidhje dhe propozime konkrete për Qeverinë, do të angazhohet maksimalisht për interesat e kompanive dhe zhvillimin e tyre, dhe gjithmonë do të qëndrojë pas interesit të biznesit. Ai njëherësh theksoi se për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor, është e domosdoshme rritja e produktivitetit, zbatimi i procesit të digjitalizimit, mbështetja e ndërmarrësisë dhe inovacionit, por edhe qasja e lehtë në financa përmes kredive të lira dhe skemave serioze të granteve.
 
GYLTENE SINANI