Maqedoni

Studeniçan, Sh.F. “Naim Frasheri” shënoi 70 vjetorin

21.05.2015 15:04

Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Komunën e Studeniçanit shënoi 70 vjetorin e themelimit të saj...

Kjo shkollë vite me radhë edukoi gjenerata që sot japin kontributin në sfera të ndryshme, theksuan drejtori i shkollës, Lutfulla Memedi, dhe mësimdhënësi, Nejazi Curi. 
 
“Sh. F. “Naim Frashëri” është themeluar në vitin 1945, ku edhe gjatë atij viti ka filluar procesi arsimor, që do të thotë sot ishte patronati i shkollës, i punës edukativo-arsimor të kësaj çerdhe të diturisë”- deklaroi drejtori i Sh. F. “Naim Frashëri”, Lutfulla Memedi.
 
“Rezultatet shihen se sot Studeniçani ka një numër, kuadër mjaft, një numër mjaftë i madh që janë profesionistë në lëmi të ndryshme. Kemi gjithashtu edhe mjek që kanë specializuar, që fillimet i kanë filluar në këtë shkollë”- tha arsimtari, Nejazi Curi.
 
Kryetari i komunës, Azem Sadiki, premtoi mbështetjen e pushtetit lokal në rritjen e cilësisë së arsimit fillor.
 
“Gjithë kapaciteti i komunës dhe qytetarëve duhet të japë maksimumin, që t’i përmirësojmë kushtet e shkollave fillore. Dashtë Zoti që shumë shpejt ta nisim edhe gurthemelin e shkollës së mesme në komunën e Studeniçanit”- theksoi kryetari i komunës, Azem Sadiki.
 
70 vjetori i ekzistimit të Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan atë e gjeti me 1522 nxënës, ndërsa drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për ata që kontribuuan për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
 
REJHANE BUSHI-METAJ