Maqedoni

Ashpërsimi i masave kundër zjarrvënësve, Gashi: S’kemi pranuar asnjë propozim-ligj

19.09.2025 15:57

Qeveria ende nuk ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligj për ashpërsimin e masave kundër zjarrvënësve...

Qeveria ende nuk ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligj për ashpërsimin e masave kundër zjarrvënësve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se në momentin që do të pranojnë një propozim të tillë do të shqyrtojnë nevojën e veprimit urgjent për ndryshimet ligjore. Sipas kryeministrit, personat që qëllimisht do të ndezin zjarret do të dënohen për vepër terrorizëm, ndërsa ata që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara të dënohen me së paku pesë vjet burg.
 
“Parlamenti funksionon në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës. Në momentin që do të ketë propozim-ligj deri në Kuvend, do ta procedojmë deri te deputetët dhe mund të merremi vesh nëse ka urgjencë të ftojmë seancë urgjente apo jo. Por, deri më tash mund t’ju them me përgjegjësi se për asnjë iniciativë të tillë nuk ka propozim në Kuvend. Siç e dini, po e ruajmë hapësirën në kohën kur shpallen zgjedhjet, para fushatës elektorale të mos mbajmë seanca plenare dhe seanca të komisioneve.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.