Rajon

Siguria në Ballkan, Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën

19.09.2025 16:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel”...

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel”, të cilët janë vendosur në Kosovë para një muaji si pjesë e angazhimeve të NATO-s.
 
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kontingjenti është atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it.
 
Ky dislokim sipas tij, tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e tyre për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
 
“Isha i kënaqur të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Rojeve Skoceze në Kampin Bondsteel këtë javë.”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.