Maqedoni

Të shkarkuarit e Myftinisë së Shkupit vazhdojnë të mos pajtohen me vendimin e BFI-së

21.05.2015 16:10

Vendimi për shkarkimin e myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabanit, dhe sekretarit të Myftinisë, Skender Buzakut...

Vendimi për shkarkimin e myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabanit, dhe sekretarit të Myftinisë, Skender Buzakut, është bërë në kundërshtim me kushtetutën e BFI-së, vlerësojnë nga Myftinia e Shkupit.
 
Nga kjo myftini thonë se Kushtetuta e BFI-së është e qartë, askush nuk mund të shkarkohet pa propozim nga anёtarёt e Muftinisё sё Shkupit.
 
“Ne si anëtar tё Myftinisё sё Shkupit deri mё tani nuk kemi pasur asnjë vërejtje ndaj myftiut tё Myftinisё sё Shkupit, H. Ibrahim ef. Shabanit, si dhe sekretarit tё Myftinisё sё Shkupit, Skender ef. Buzakut, e po ashtu deri tek ne nuk ka arritur asnjë vërejtje nga organet mё tё larta tё BFI-sё, qё e konfirmojnë tё njёjtёn gjё. Aq mё tepër kur dihet se kёta personalitete vite tё tёra, me punёn dhe angazhimin e tyre maksimal, kanë arritur suksese konkrete nё fusha tё ndryshme, nё dobi tё Myftinisё sё Shkupit dhe BFI-sё së RM-së”- tha ish sekretari i Myftinisë së Shkupit, Skender Buzaku.
 
Nga BFI, ndërkohë, nuk duan të komentojnë deklaratën e Skender Buzakut, pasi që, sipas tyre, është ngritur padi penale kundër  këtyre personave  për shkak të dëmeve materiale dhe morale ndaj të punësuarve në BFI.
 
Ndërsa sa u përket anëtarëve të nënshkruar në mbështetje të Myftinisë së Shkupit, nga BFI thonë se disa nga ata persona nuk janë anëtarë, ndërsa disa janë të shkarkuar.
 
Nga BFI paralajmëruan se së shpejti do të zgjidhet kuvendi i Myftinisë, i cili do të jetë konform kushtetutës së BFI-së. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI