Maqedoni
FSSH, pesë ankesa nga qytetarët për rastet kardiologjike
20.09.2025 14:45
Pas ngritjes së alarmit të kardoologut Sasho Kedev...

Pas ngritjes së alarmit të kardoologut Sasho Kedev rreth kqpërdorimeve gjat intervenimeve kariologjike në klinikat private, në adresë të Fondin të Sigurimit Shëndetësor kanë arritur pesë ankesa nga qytetarët që kanë dyshime për keqpërdorime. Këto ankesa janë përcjellur te Komisioni Profesional për kardiokirurgji i cili po punon mbi rastet ku marrin pjesë edhe ekspertë të huaj.
Takimi i parë i ministrit të shëndetësisë me ekspertët e huaj që duhet të kryejnë revizionin përfundimtar pritet të jetë online, e më pas ata do të vijnë edhe në vend.
“Në FSSH janë dorëzuar pesë ankesa nga qytetarët.Aktualisht Komisioni po punon, në takimin e ardhshëm ndoshta do të ketë rezultate nga analizat e para, më tej presim të mbërrijnë edhe materiale të tjera që po ashtu do të shqyrtohen dhe më pas ekspertët e huaj do të bëjnë revizionin. Presim të nënshkruhet marrëveshja që ata të vijnë sa më shpejt. Administrativisht puna është e vështirë për shkak të periudhës zgjedhore, por gjetëm mënyrë që marrëveshja të nënshkruhet. Takimi i parë i ministrit do të jetë online, ndërsa i dyti do të mbahet këtu për revizionin”, u shpreh zëvendësministri i shëndetësisë Jovica Andovski.
Drejtori I Fondit për Sigurim Shëndetësor, njftoi se në Komisionin Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë janë të përfshirë edhe dy përfaqësues të fondit.
“Fondi ditët e fundit administrativisht i verifikoi rastet, pasi u dorëzuan koronarografi që duhej t’i lidhim me dosjet dhe pacientët. Tek ne janë pesë ankesa nga qytetarët, të gjitha janë përcjellë te Komisioni Profesional. Ministri tha se ka kërkuar që Oda e Mjekëve të kryejë kontrolle në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private. Pres që, sapo të mblidhen materialet, të përmblidhen të gjitha bashkë dhe të ndahen vetëm rastet problematike që do t’u jepen për supervizion mjekëve të huaj, në mënyrë që të kemi një pasqyrë neutrale dhe objektive", theksoi drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.
Komisionit Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë, do të verifikon pretendimet për ndërhyrje të panevojshme kardiokirurgjikale në spitale private, dyshime këto që u ngritën nga dr. Sasho Kedev.
Pas këtij rasti, Ministria e Shëndetësisë, parasheh që nga data 15 shtator të gjitha institucionet private shëndetësore janë të obliguara ta njoftojnë Ministrinë, përkatësisht Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, për të gjitha kontrollet dhe ndërhyrjet e kryera, kjo me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve.
FLORIJE KAMBERI
