Maqedoni

Zgjedhjet lokale, refuzohet kandidatura e VLEN - it për Butelin

20.09.2025 15:04

Koalicioni VLEN nuk do të ketë kandidat për kryetar të Butelit...

Vendimi erdhi pas refuzimit të kandidaturës së Behar Eminit, drejtor aktual i Fondit për Sigurimin e Depozitave, kuadër i Alternativës. Vendimi është konfirmuar edhe nga Gjykata Administrative, e parprakisht të kudnërshtuar edhe nga KSHZ.
 
Lajmin e konfirmon vetë Emini në rrjetet sociale duke thënë se edhe përkundër mospjesëmarrjes në zgjedhje nuk do të kursej mbështetjen e tij për kandidatët e VLEN-it për këshilltarë. 
 
“KSHZ-ja refuzoi t’i pranojë dokumentet e dorëzuara me pak vonesë, ndërsa Gjykata Administrative – si çerdhe e gjykatësve të vendosur nga pushteti i kaluar – vetëm e konfirmoi qëndrimin e KSHZ-së. Sidoqoftë, përkundër shijes së keqe që na e lënë institucionet e a.q. të drejtësisë, ne do të marrim pjesë në këto zgjedhje, duke u përfaqësuar me bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Butelit, Behar Rexhepi, i cili përveçse e gëzon mbështetjen time të plotë, jam i bindur se do të jetë edhe zëri më i denjë i të gjithë qytetarëve të Komunës së Butelit në këshillin e ardhshëm komunal!”, ka shkruar Emini.
 
Tani brenda terrenit të Butelit për të parin e komunës forcat do të masin Isamedin Azizi nga koalicioni opozitar AKI, kundrejt kryetarit të deritanishëm nga rradhët e VMRO – DPMNE-së Darko Kostovski dhe kandidates së LSDM-së Olivera Livriniq.
 
Megjithse partitë politike kanë nisur me aktivitete parazgjedhore, fushata zyrtarisht nis më 29 shtator dhe do të përmbyllet më 17 tetor, me një ditë heshtje zgjedhore përpara ditës së votimit më 19 tetor, në 80 komuna respektivisht 3480 vendvotime. Rrethi i dytë zhvillohet më 2 nëntor.
 
MERAL ISMAILI