Botë
Sulme të reja ruse në Ukrainë, tre avion rus shkelën hapsirën ajrore të Estonisë
20.09.2025 16:20
Natën mes të premtes dhe të shtunës Rusia ka nisur sulme...

Natën mes të premtes dhe të shtunës Rusia ka nisur sulme të reja masive me dronë dhe raketa në Ukrainë. Njoftohet për Viktima dhe të plagosur në Dnipro, shpërthime dhe zjarre në Pavlograd dhe Mykolaiv, si dhe në rajonin e kryeqednër ukrainase Kievit.
Presidenti Zelenski njoftoi se Rusia ka lëshuar mbi 40 raketa dhe rreth 580 dronë. Ai njëherit bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët ndërkombëtare dhe presion mbi presidnetin rus Putin.
"Duhet të veprojmë së bashku, të forcojmë mbrojtjen ajrore, të rrisim furnizimet me armë dhe të zgjerojmë sanksionet kundër makinerisë ushtarake ruse dhe sektorëve që e financojnë atë. Çdo kufizim ndaj Rusisë shpëton jetë“, tha Zelensky.
Edhe Moska njoftoi për sulme ukrainase mbi rafineritë e naftës në Saratov dhe Novokuj-Byshevsk. Ndërkohë Estonia paraqiti protestë dhe kërkoi konsultime brenda NATO-s, e cila thirri një mbledhje urgjente pasi mbrëmë tre avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore.
Reagim për cënimin e hapsirës ajrore estoneze edhe nga presidenti amerikan Trump dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kallas.
“Nuk më pëlqen kur kjo ndodh. Mund të jetë një problem i madh”, u shpreh president i SHBA-së, Donald Trump.
“Është e qartë se Rusia po teston sa larg mund të shkojë. Nuk duhet të tregojmë dobësi, sepse dobësia është ajo që e fton të bëjë më shumë dhe ata po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjitha vendet përreth Rusisë. Prandaj përgjigja jonë është të ushtrojmë presion më të madh, që edhe Rusia të dëshirojë paqe dhe të vijë në tryezën e bisedimeve“, theksoi përfaqësuesjs e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Në rrethana të rritjes së tensioneve, Polonia është në gatishmëri, ndërsa avionë të NATO-s janë patrullojnë hapësirën ajrore polake.
“Ajo që ndodhi javën e kaluar në Poloni, në fakt, u kujton të gjithëve se diçka mund të ndodhë, dhe për këtë arsye jemi sërish këtu sot për të parë se çfarë po ndodh, për t’u siguruar që qielli i NATO-s është i mbrojtur”, deklaroi kapiteni Xhoel.
Moska, ndërkohë, i hodhi poshtë pretendimet e Estonisë, duke theksuar se fluturimi ishte kryer në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
“Më 19 shtator, tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia drejt një aeroporti në rajonin e Kaliningradit. Fluturimi u zhvillua në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e asnjë shteti tjetër, gjë që është konfirmuar nga kontrolli objektiv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
FLORIJE KAMBERI
