Botë

Gazë, 14 të vrarë nga sulmet izraelite

20.09.2025 17:46

Të paktën 14 persona javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës...

Të paktën 14 persona javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Të paktën tetë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm.
 
Një burim mjekësor ka thënë se dy fëmijë u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan Shkollën Al-Mu’tasim, e cila strehonte familje të zhvendosura pranë stadiumit në Qytetin Gaza. Një grua tjetër palestineze u vra në një sulm izraelit që shënjestroi një tubim civilësh pranë Spitalit Jordanez në lagjen Sabra të Qytetit Gaza.
 
Katër të tjerë humbën jetën në mëngjes kur avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e tyre në lagjen Al-Tuffah të Qytetit Gaza. Ndërkohë, një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat izraelite goditën një grup civilësh në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.
 
Izraeli i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë, disa prej të cilave synojnë ta njohin shtetin palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.
 
Së fundmi Ministria e Jashtme e Portugalisë ka bërë të ditur se do ta njohë shtetin palestinez të dielën.
 
Portugalia është në mesin e disa vendeve të tjera perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Maltën, Belgjikën dhe Luksemburgun, që pritet ta njohin shtetin palestinez në ditët në vijim.