Botë

Meksikë, humbin jetën 10 persona, kartelat e drogës në konflikt të armatosur

21.05.2015 16:52

Si pasojë e ngjarjeve të dhunshme, të cilat kanë shënuar rritje para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor në Meksikë

Si pasojë e ngjarjeve të dhunshme, të cilat kanë shënuar rritje para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor në Meksikë, në një konflikt mes grupeve të armatosura në Guerrero në jug të vendit kanë humbur jetën 10 persona.

Nga prokuroria e rajonit thonë se në konflikt ka më shumë se 20 të plagosur.

Guerrero, i cili ndodhet 385 kilometra në jug të kryeqytetit Meksiko, është një ndër rajonet më të varfra të Meksikës.

Në shtatorin e kaluar, në rajonin Iguala të Guerrero, i cili cilësohet si një ndër vendet bazë të karteleve të drogës dhe prodhuesve të heroinës, ishin rrëmbyer 43 studentë.

Gjithashtu edhe javën e kaluar në rajonin Chilapa, një kandidat deputet i partisë në pushtet ishte rrëmbyer nga 15 persona të armatosur.

 

FARIJE DAUTI-BAKIJU