Maqedoni

Privohet nga liria 35 vjeçari nga Kondova e Shkupit, kishte djegur qëllimisht një automjet

21.09.2025 12:47

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar 35 vjeçari A.G nga fshati Kondovë të Shkupit...

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar 35 vjeçari A.G nga fshati Kondovë të Shkupit, për shkak se i njejti, të njëjtën ditë rreth orës 09:00, në Kondovë, duke përdorur benzinë, kishte djegur automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj. (51) nga i njëjti fshat, informuan nga MPB.

“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.G. për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e policisë.