Maqedoni

Oda e Zejtarëve të RMV-së, kërkon ndryshimin e pagesës së energjisë elektrike

21.09.2025 15:22

Oda e Zejtarëve të RMV, kërkon me ngulmë nga autoritetet kompetente...

Oda e Zejtarëve të RMV,  kërkon me ngulmë nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për ndryshimin dhe zvogëlimin e tarifave të energjisë elektrike për Zejet dhe Zejtarët e mesëm dhe të vegjël, nga faturimi i energjisë industriale në atë normale.
 
Kjo kërkesë vie nga ata Zejtarë të cilët nuk prodhojnë sasi të mëdha produktesh por njëkohësisht edhe nuk harxhojnë aq shumë energji elektrike sa po paguajnë, e që sipas tyre shuma e pagesës është marramendëse.
 
“Kemi kërkesë deri tek autoritetet nacionale për energjinë elektrike që kategorizohet si energji industriale. Ne me vite të tëra që kjo lloj i energjisë elektrike mos të tatimohet, evidentohet si energji industriale në bizneset e vogla, sepse një artarë apo një frizer nuk mundet të hyjë në këtë kategori të konsumtaorit të rrymës, pra që tashmë është në vendin tonë. Ne kërkojmë që kategoria e energjisë industriale të ndërrohet apo zëvendësohet me energji më të lirë, sepse zejtarët që drejtojnë biznese të vogla me dyqane të vogla po paguajnë shuma marramendëse e që nuk kanë të paguajnë ato shuma, sepse një frizer dhe një artar nuk mund të kategorizohen në industri”, u shpreh kryatari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.
 
Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV, Agron Fazliji, gjithashtu paralajmëroi se situata në mikro-ndërmarrjet është katastrofale, kryesisht për shkak të ekonomisë së zezë, pastaj shitjeve të paligjshme online, kontrolleve selektive dhe importit të mallrave me cilësi të ulët.
 
Ndryshe në rajonin e tonë ka mbi 1,000 zejtarë të regjistruar, dhe jozyrtarisht numri i kalon 2,000.
 
FATLUM AQIFI