Maqedoni
Shporta minimale mujore, Mickoski: Nevoitet shportë e unifikuar e konsumit
21.09.2025 16:19
Sipas Lidhjes së Sindikatave shporta minimale sindikale në muajin shtator...

Sipas Lidhjes së Sindikatave shporta minimale sindikale në muajin shtator arrin në 65.077 denarë, duke shënuar rënie për 430 denarë krahasuar me muajin gusht të këtij viti, kur ishte 65.507 denarë. Nëse përfshihet edhe qiraja e një banese prej 60 metrash katrorë, ajo arrin në 80.452 denarë.
Sipas përllogaritjes së LSM-së një familje katëranëtarëshe duhet të ndajë:
- 23.394 denarë ose 35,9% për ushqim dhe pije,
- 5.725 denarë ose 8,8% për veshmbathje,
- 6.096 denarë ose 9,4% për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje,
- 2.636 denarë ose 4,0% për higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpisë,
- 4.716 denarë ose 7,2% për transport,
- 3.417 denarë ose 5,3% për komunikime,
- 1.174 denarë ose 1,8% për shëndetësi.
Pas publikimit të shportës minimale nga LSM, Kryeministri Hristijan Mickovski, vlerëson se duhet të llogariten shporta të veçanta të konsumit, për një person të vetëm, për çift të ri, për familje me tre apo katër anëtarë dhe për pensionistë, sepse shpenzimet e këtyre kategorive të qytetarëve nuk janë të njëjta dhe nuk duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Mendoj se duhet të dalim së bashku me Entin Shtetëror të Statistikës dhe institucione të tjera me një shportë të unifikuar të konsumit, e cila do të japë përgjigje të vërtetë për të gjitha dilemat që paraqiten për shkak të dyshimit për një subjektivitet nga njëra ose tjetra palë. Në përgjithësi, një shportë e tillë që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve duhet të dalë. Ende qëndroj në qëndrimin se duhet si llogaritje të dytë të bëjmë llogaritje edhe për shportën e konsumit për një person të vetëm, çift të ri, ,familje me tre dhe katër anëtarë dhe pensionistë. Të gjitha këto duhet t’i kemi parasysh sepse nevojat e një çifti të ri dhe të një çifti pensionistësh nuk janë të njëjta. Nuk mund një shportë të trajtohet si shportë minimale e përgjithshme e konsumit. Kur do t’i kishim të gjitha këto parametra, mendoj se do të mund të merrnim vendime më cilësore”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
Mickoski theksoi se Inspektorati Shtëtëror i tregut dhe Komisoni për mbrojtje nga konkurenca, vazhdimisht janë në teren për të konstatuar kepërdorimet e mundshmë rreth çmimeve.
Ai pret që vitin e ardhëshëm inflaacioni të zvogëlohet 2-3 % në nivel vjetor.
FLORIJE KAMBERI
