Botë

Paralajmërime për njohjen e shtetit Palestinez mirëpritet nga palestinezët, reagon Izraeli

21.09.2025 16:57

Britania e Madhe, Franca, Portugalia, Kanadaja dhe Australia...

Britania e Madhe, Franca, Portugalia, Kanadaja dhe Australia kanë paralajmëruar se zyrtarisht do ta njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Kryetarët e disa qyteteve në Francë kanë paralajmëruar vendosjen e flamurit palestinez në ndërtesat e bashkive të tyre. Nuk është e qartë se sa qytete do t’i bashkohen kësaj nisme të hënën, pas thirrjes së liderit socialist, Olivier Faure, për ta ngritur flamurin palestinez, pavarësisht paralajmërimeve nga Ministria e Brendshme kundër këtij veprimi. Franca është vendi me popullsinë më të madhe hebre edhe myslimane në Evropë.
 
Por, thirrja e Faures ka marrë hov, pasi flamujt palestinezë janë bërë gjithnjë e më të pranishëm në Francë gjatë pothuajse dy vjetëve të luftës në Gazës. Ndërsa Zëvendës kryemisnitri britanik Dejvid Lami, ka thënë se pranimi i shtetit palestinez ka për qëllim mbajtjen gjallë të zgjidhjes së konfliktit me krijimin e dy shteteve. 
 
“Pranimi I shtetit palestinez nuk do të sjell egzistimin e tij brenda natës, ajo patjetër të jetë pjesë e një procesi më të gjërë paqësorë. Çdo hap I pranimit është sepse dëshirojmë ta mbajmë gjallë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete”, u shpreh zv/kryemisnitri i Britanisë, Dejvid Lami.     
                                                    
Ky paralajmërim është mirëpritur nga autoritetet palestineze, por jo edhe nga ato izraelite. 
 
“Është e qartë se pranimi i Palestinës është parakusht për paqe. Presidenti Abas do të flas në mini samitin në Njujork për implementimin e dy shteteve. Një numër I madh shtetesh do ta shpallin njohjen e tyre. Kjo do të jetë një porosi shum e rëndësishme. Para sëgjithash porosi e shpresës për popullin palestinez, për shtet të lire të pavarur dhe sovran. Pranimi I shtetit palestinez do të thotë se shteti izraelit nuk ka sovranitet në teritoret e shtetit tonë”, theksoi ministrja e jashtme e autoritetit palestinez, Barsen Agabekijan Shahin. 
 
Kryemisnitri izraelit e ka quajtur paralajmërimin për njohjen e shtetit palestinez si shpërblim për terorizmin. Ndërkohë forcat izraelize vazhdojnë operacionin për marrjen nën kontrollë të qytetit të Gazës. Por Hamsi ka publikuar një fotografi me 48 pengjet izraelite duke e titulluar fotografi përshëndetëse. Ata njëherit e kanë akuzuar kryemisnitrin izraelit Netanjahu për refuzimin e marrveshjes. Familjet e pengjeve të shqetësuar kanë paralajmëruar protesta me kërkesën për ndërprerjen e luftimeve dhe lirimin e pengjeve.
 
“Netanjahu tanimë ka vrarë 42 pengje duke u përcaktuar për presion luftarak në vend të marrveshjes gjithpërfshirëse për përfundimin e luftës. Nga fillimi Hamas e ka vendosur kjërkesën e tij, fundi I luftës në këmbim të lirimit të gjithë pengjeve. Netanjahu refuzuesi I përhershëm, zgjodhi të refuzoj çdo mundësi ti kthej pengjet në shtëpi”, u shpreh familjari i një pengu izraelit Zahiro Shahar Mor. 
 
Autoritetet palestineze shpresojnë që të paktën edhe 10 vende ta njohin shtetin palestinez, duke iu shtuar 145 vendeve që e kanë njohur tashmë.
 
Palestina është një shtet që ekziston në mënyrë të pjesshme me përfaqësi diplomatike në shumë vende dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike, por pa kufij të njohur ndërkombëtarisht, pa kryeqytet të përcaktuar dhe pa ushtri.
 
Autoriteti Palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të Oslos në vitet ’90, nuk ka kontroll të plotë mbi territorin apo popullsinë. 
 
MERAL ISMAIIL