Maqedoni
Asambleja e OKB-së, pjesëmarrës edhe Siljanovska Davkova dhe Begaj
21.09.2025 17:20
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë...

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume të liderëve dhe takime të nivelit të lartë, që zhvillohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidentja do të realizojë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, si dhe janë paraparë edhe takime të tjera bilaterale me liderë botërorë. Tema e sesionit të sivjetëm është: “Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.
Edhe presidneti i Shqipëriusë Bajram Begaj, do të marr pjesë në Asamblesnë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
