Botë

Erdogan, do të ngris “masakrën” e Izraelit në Gazë

21.09.2025 17:46

Edhe Presidenti turk, RecepTayyip Erdogan, ka udhëtuar...

Edhe Presidenti turk, RecepTayyip Erdogan, ka udhëtuar drejtë Njujorkut për të marr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.
 
Para nisjes Erdogan ka paralajmëruar se do të ngris temën e “masakrave” të Izraelit në Rripin e Gazës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe ka shprehur shpresën se njohja më e gjerë e Palestinës do të përshpejtonte përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.
 
Erdogani poashtu ka thënë se do të diskutojë bashkëpunimin në tregti dhe industrinë e mbrojtjes me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe se do të takohej gjithashtu me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa.
 
Më 22 shtator, Kombet e Bashkuara do të rifillojnë Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite.