Botë
Papa Leo, thirrje kundër luftërave
21.09.2025 18:09
Papa Leo ka dalur me thirrje kundër luftërave, që po shtipin popujt...

Papa Leo ka dalur me thirrje kundër luftërave, që po shtipin popujt. Ai gjatë Meshës së kremtuar në famullinë e Vatikanit të Shën Anës, theksoi se Kisha dhe besimtarët nuk duhet të qëndrojnë pasivë.
“Popullsi të tëra po shtypen sot nga dhuna dhe akoma më shumë nga një indiferencë e paturpshme, e cila i braktis ato në një fat mjerimi”, tha Papa Leo, duke nënvizuar se heshtja dhe mospërfshirja e botës përballë dhimbjes së popujve është po aq e rëndë sa vetë dhuna.
“Përballë këtyre tragjedive, nuk duam të jemi të nënshtruar, por të shpallim me fjalë dhe vepra se Jezusi është Shpëtimtari i botës, Ai që na çliron nga çdo e keqe”, tha Papa.
